Seminari 1 - EDUKIMI CILËSOR (reflektim dita e parë)
Të gjithë nxënësit kanë të drejtë në arsimim, sfida është se si të arrihet cilësia dhe përfshirja në sistemin arsimor.
Arsimi në Kosovë është në përmirësim e sipër, duke iu mbështetur punës dhe vullnetit të Ministrisë së Arsimit dhe organizatave të ndryshme siç janë; USAID, GIZ etj., të cilat e ndihmojnë Ministrinë në trajnimin e mësimdhënësve për zbatimin e kurrikulës së re të Kosovës. Të gjithë nxënësit duhet të marrin arsim cilësor, pavarësisht racës, gjinisë, aftësive fizike apo mendore si dhe etnike. Mësimdhënësit dhe drejtorët, jo vetëm që duhet të ndryshojnë praktikat e tyre profesionale, por edhe nxënësit, prindërit dhe komuniteti duhet të kuptojnë çfarë po ndryshon dhe si përfitojnë nxënësit në arsimim cilësor. “Mosarritja e rezultateve të menjëhershme i shtyn njerëzit të dorëzohen”. Puna e drejtorit është t’i ndihmojë mësimdhënësit të kalojnë nëpër këtë përvojë të ndryshimit. Ndryshimet që po ndodhin në Kosovë synojnë të përmirësojnë cilësinë në arsim, ngritjen e saj në nivelin e standardeve evropiane. Sfida është si të ngritët cilësia dhe gjithë përfshirja në edukimin cilësor. Arsimimi përveç që është e drejtë njerëzore dhe themelore, njëkohësisht është motor për zhvillimin ekonomik. Të gjitha këto ndryshime bëhen për një arsimim më cilësor për nxënësit dhe një të ardhme më të mirë, gjithëpërfshirëse dhe të ndritshme të tyre. Është detyrë e shkollës t’i mirëpresë të gjithë nxënësit dhe t’i bëjë të ndjehen rehat në mënyrë që ata të mund të mësojnë dhe zhvillojnë potencialin e tyre. Ekziston nevoja për më shumë mësimdhënës të trajnuar, vendet që kanë arritur standarde të larta në nxënie kanë arritur shumë në profesionin e mësimdhënies. Mënyra si mësimdhënësit dhe nxënësit bashkëveprojnë në klasë dhe përdorin materialet e mësimdhënies, është çelës për arsimim cilësor në shkollë. Nuk mund të ketë cilësi në shkollë pa udhëheqje, menaxhim cilësor dhe efektiv në punë. Drejtori i shkollës është motori, i cili i shtyn në lëvizje të gjithë mekanizmat për një shkollë moderne dhe edukim cilësor, prandaj udhëheqja është faktor i rëndësishëm për çdo institucion, e veçanërisht për udhëheqjen e institucionit shkollor. Prandaj për ngitjen e një edukimi cilësor në shkollë është e rëndësishme të analizohet gjendja e shkollës, rezultate e nxënësve dhe nxitjen e mësimdhënësve për një mësimdhënie cilësore dhe mësimnxënie. Kandidati: Agron Zeqiraj |